Moment historik për shqiptarët! Emërohet rruga “Isa Boletini” në New York

1 Dhjetor 2025 | 12:12

Të dielën u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!
Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.
Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026