Evropa në debat për të ardhmen e aseteve ruse për Ukrainën

1 Dhjetor 2025 | 16:37

Ukraina po përballet me një peridhë të vështirë  ekonomike dhe ka të ngjarë që të vazhdoj akoma. Gjatë dy viteve të ardhshme, vendi i shkatërruar nga lufta po përballet me një mungesë prej 65 miliardë dollarësh në buxhet, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN.

Pothuajse dy të tretat e buxhetit tashmë të tendosur të vendit shkojnë për financimin e asaj që është shndërruar në një luftë për të ndalur avancimin rus. Nevojat e përditshme të qytetarëve të Ukrainës përfshirë pagesat e pensioneve dhe rrogat e sektorit publik, mbulohen kryesisht nga ndihmat e huaja të aleatëve perëndimorë.

Që nga rikthimi në detyrë i Presidentit Donald Trump në janar, SHBA, nuk ka ndarë fonde të reja për Ukrainën, duke detyruar Evropën të nxitojë për të mbushur boshllëkun si në ndihmën ushtarake ashtu edhe në atë humanitare.

Për vite me radhë, banka qendrore e Rusisë ka investuar rezervat e saj valutore jashtë vendit në obligacione dhe instrumente të tjera financiare. Këto asete tani qëndrojnë të ngrira në banka dhe institucione pastrimi financiar në Evropë dhe gjetkë, të bllokuara nga sanksionet perëndimore që kur filloi pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

Që atëherë, Evropa është e përçarë mbi atë që duhet të bëjë me këto fonde. Franca dhe Gjermania kanë kundërshtuar thirrjet e përsëritura të administratës Biden, Polonisë dhe shteteve baltike e nordike për t’i sekuestruar këto asete për të financuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Si pronë shtetërore, këto asete, të cilat Rusia vazhdon t’i zotërojë, edhe nëse nuk mund t’i prek, janë të mbrojtura nga sekuestrimi sipas ligjit ndërkombëtar. Moska e ka bërë të qartë se do të ndërmerrte menjëherë veprime ligjore kundër një eksproprimi të tillë, duke sekuestruar me shumë gjasë një sasi të panjohur asetesh perëndimore që Rusia mban të ngrira në shenjë hakmarrjeje.

Ndërkohë, Parisi dhe Berlini kanë ngritur gjithashtu shqetësime se konfiskimi i njëanshëm i qindra miliardave në asete sovrane mund të trembte investitorët nga tregjet financiare evropiane.

Por teksa presioni për të mbledhur fonde për Ukrainën rritet, Komisioni Evropian ka propozuar një zgjidhje të mundshme, një të ashtuquajtur “huaja e reparacioneve”, që do t’i lejonte bllokut t’i japë Ukrainës rreth 140 miliardë euro pa i sekuestruar drejtpërdrejt asetet e ngrira.

Është një propozim i projektuar posaçërisht për të anashkaluar ngërçin ligjor të konfiskimit të plotë, argumenton Nicolas Véron, studiues i lartë në institutin Bruegel me qendër në Bruksel dhe në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.

“Huaja e reparacioneve është një pjesë shumë elegante e inxhinierisë financiare, ajo zgjidh shumë probleme njëherësh. Dhe një nga tiparet kryesore të kësaj strukture është se nuk prek fare asetet ruse të ngrira në Euroclear”, tha ai.

Nga rreth 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse, pjesa më e madhe ndodhet në Evropë, duke përfshirë rreth 185 miliardë euro në Euroclear, një depo qendrore e letrave me vlerë me bazë në Bruksel.

Dhe megjithëse Komisioni Evropian është zotuar të mobilizojë deri në 100 miliardë euro për Ukrainën kur të nisë buxheti i ardhshëm i BE-së në vitin 2028, gjetja e mënyrave për të mbajtur paratë që rrjedhin drejt Kievit deri atëherë ka qenë sfiduese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin

Çmimi i naftës referuese ndërkombëtare Brent ra sot në 77 dollarë për fuçi, dhe nafta bruto amerikane në 73.1 dollarë për fuçi, duke arritur kështu...
21:36 | 23/06/2026

Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore

Irani ka mohuar deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet e tij bërthamore, pas raundit të parë të...
20:04 | 23/06/2026

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit

Sekretari i Shtetit i Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen drejtpërdrejt me qeverinë e Libani, duke theksuar se procesi i negociatave...
19:25 | 23/06/2026