Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit, Bardhi: Kërkojmë proces transparent
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Euronews Albania ka folur lidhur me tërheqjen e firmave të deputetëve të cilët mbështetën kandidatët për Avokatin e Popullit. Bardhi theksoi se ky vendim ka ardhur pasi Komisioni i Ligjeve vendosi rregullin se një deputet me votën e tij duhet të mbështesë një kandidat.
Sipas tij para se të vendosej ky rregull deputetët kanë mbështetur çdo kandidat që u ka kërkuar nënshkrimin. Ai theksoi se PD kërkon një proces transparent mes grupeve parlamentare.
“Ka një vendim që gjithsecili që ka kandiduar për pozicionin avokatit te popullit ka mbledhur firmat ende pa i kualifikuar nga Komisioni i Ligjeve që bën një verifikim paraprak. Më datë 17 nëntor grupet parlamentare janë njoftuar me listat finale që ka kualifikuar Komisioni i Ligjeve që plotëson kritere. Komisioni ka vendosur rregullin që një deputet duhet të mbështesë një kandidat.
Fakti që procedura është bërë shumë kohë më para një deputet ka mbështetur 7, 8 apo 10 kandidatë kushdo që i ka kërkuar nënshkrimin. Pas këtij rregulli, grupi jonë parlamentar i ka dërguar kryetarit të Kuvendit që të ndërtojë një proces transparent mes grupeve parlamentare”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
“E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite