VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet biznesmeni Mëhalla në Elbasan

3 Dhjetor 2025 | 21:07

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan në datën 30 Nëntor.

Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spahos, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.

29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.

Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar se ka dijeni për personin që kreu atentatin. Ai më tej shtoi se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.

Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026