Dinamo shkatërron Tiranën në derbi, fiton bindshëm 6-2

3 Dhjetor 2025 | 21:21

Derbi i kryeqytetit është mbyllur me një rezultat surprizues dhe të rëndë për Tiranën, e cila është mposhtur thellë 6-2 nga Dinamo. “Nëndetësja blu” zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të mira të sezonit, duke dominuar bardheblutë në çdo repart dhe duke shënuar plot gjashtë herë.

Kjo humbje e thellon edhe më shumë krizën që ka përfshirë Tiranën, ndërsa skuadra duket larg ritmit dhe identitetit të saj tradicional në derbit e kryeqytetit.

Dinamo, në anën tjetër, konfirmon formën e mirë dhe rikthehet fuqishëm në garë, duke marrë tre pikë me shumë peshë si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë të klasifikimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026

Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë

Protestës së kësaj të shtune, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur ndjeshëm...
20:30 | 20/06/2026