Humb jetën aksidentalisht 50-vjeçarja në Vlorë, u rrëzua teksa ecte në rrugë

4 Dhjetor 2025 | 12:11

Një grua ka humbur jetën aksidentalisht të enjten në qytetin e Vlorës.

Gruaja e moshës rreth 50 vjeç ka qenë duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit kur është rrëzuar përtokë. Pas rrëzimit gruaja ka humbur jetën menjëherë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja i ka ardhur pasi ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.

Përmes një njoftimi për mediat policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026