Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO: 25 vite burg për Blendi Tetën

4 Dhjetor 2025 | 15:26

Apeli i GJKKO ka marrë vendimin këtë të enjte duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i përfshire në vrasjen e ish-policit Santiago Malko i njohur dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit dhe shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Gjykata e Larte kishte kthyer çështjen për rishqyrtim në Apel ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 19 vite burg.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), sot më datë 04.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi.

Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 32, datë 14.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri/ankues B.T., ndaj vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në njoftim.

Santiago Malko, ish-efektiv i policisë, i njohur edhe për lidhjet e tij me botën e krimit, u vra më 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, pranë zonës së Porcelanit. Ai u qëllua me breshëri automatiku teksa udhëtonte me makinën e tij BMW X5 dhe mbeti i vdekur në vend.

Vrasja e tij ishte kulmi i një hakmarrjeje të përgjakshme mes dy grupeve kriminale që rivalizonin për kontrollin e lojërave të fatit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026