Trashëgimia e polifonisë labe te brezat e rinj tregon interes për traditën

4 Dhjetor 2025 | 20:47

Polifonia është një traditë e lashtë e Labërisë, e pranishme në çdo sofër labe, në festa e darka familjare. Në fshatrat e Labërisë, në zonën e Vlorës, kjo traditë po vazhdon të kultivohet përmes ansambleve popullore me këngë dhe valle, ku marrin pjesë djem dhe vajza, nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Nataljo Latifaj, Geraldo Çela dhe Irakli Shabani janë tre prej djemve që bëjnë pjesë në ansamblin e shkollës së mesme të Vllahinës. Prej disa vitesh ata janë bërë pjesë e tij, duke ndjekur një traditë të trashëguar nga brezat e mëparshëm  dhe sot, përveç pasionit, e shohin edhe si një mundësi profesioni.

Nataljo Latifaj thotë:

“Kam 3 vjet që ushtrohem në valle e polifoni. E kam shumë pasion dhe dua ta mësoj mirë këngën polifonike dhe vallet. Është traditë dhe duhet që të rinjtë ta ruajnë.”

Geraldo Çela rrëfen:

“Që në nëntëvjeçare merrem me këngë labe e valle. Më pëlqen shumë, e kam të trashëguar. Besoj se polifonia ka të ardhme; unë jam këthyes. U them të rinjve ta praktikojnë, se është një gjë e bukur dhe me vlerë.”

Ndërsa Irakli Shabani tregon:

“Kam 3 vite që merrem me këtë. E kam pasur qejf që i vogël, e kemi edhe në familje. Do ishte shumë bukur të kishte edhe më shumë të rinj të angazhuar. Marr pjesë në këngë dhe valle, dhe vallen e kam shumë qejf.”

Viron Laçi profesori me 50 vite përvojë që zbulon talentet e rinj

Viron Laçi, profesori i tyre, prej gjysmë shekulli është një nga kontribuuesit kryesorë të vazhdimësisë së polifonisë. Ai shprehet se tek këta të rinj sheh pasion dhe potencial të madh profesional:

“Kam të paktën 50 vite që merrem me këtë profesion dhe prej pak kohësh punoj me këta djem. Shoh tek ta dashuri të madhe për këngën dhe mendoj se do të ecin përpara. Janë rreth 6 djem shumë të mirë, me interes të jashtëzakonshëm dhe me mbështetjen e drejtuesve të shkollës. Mesazhi im është të mos shkëputen kurrë nga polifonia, sepse ka shumë vlera dhe është pjesë e UNESCO-s. Besoj se do japin shfaqje të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Për pak ditë kanë bërë goxha progres.”

Polifonia labe traditë që jeton në çdo fshat të Labërisë

Në fshatrat e Labërisë ka dhjetëra ansamble të polifonisë labe që këndojnë e kërcejnë së bashku prej vitesh. Çdo fshat i zonës ka ansamblin e vet, kryesisht të këngës labe, por edhe të valleve, ku përzihen breza të ndryshëm dhe ku tradita vazhdon të trashëgohet me dashuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026