Guardiola i shqetësuar: Nuk më pëlqen të pësojmë gjashtë gola në dy ndeshje

5 Dhjetor 2025 | 17:49

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, ka pranuar hapur se skuadra e tij duhet të jetë më e fortë në fazën defensive, ndërsa paralajmëroi se problemet e shfaqura në dy ndeshjet e fundit nuk mund të neglizhohen. City pret Sunderland-in këtë të shtunë në raundin e 15-të të Premier League, vetëm pak ditë para udhëtimit të rëndësishëm në Madrid për t’u përballur me Realin në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë marrë dy fitore radhazi në kampionat ndaj Leeds-it dhe Fulham-it, por kanë pësuar gjashtë gola në total – dy në fitoren 3-2 kundër “Të bardhëve” dhe katër në triumfin dramatik 5-4 ndaj Fulham-it.

Në konferencën për shtyp, Guardiola u shpreh i pakënaqur me këtë aspekt:

“Ne duhet të përmirësohemi, me siguri. Nuk më pëlqen të pësoj gjashtë gola në dy ndeshje. Do të flasim për këtë sot, ndoshta edhe nesër në mëngjes. Duhet të punojmë për atë që mund të bëjmë më mirë dhe të jemi më të fortë. E kam parë përsëritjen dhe e di çfarë duhet të bëjmë,” deklaroi trajneri spanjoll.

Guardiola theksoi se ndeshja me Fulham-in tashmë ka mbetur pas, por mësimet duhet të nxirren:

“Sigurisht, jam i shqetësuar për disa gjëra dhe duhet të mësojmë pse po pësojmë gola. Vlerësoj shumë Marcon Silvën dhe e di që të shënosh pesë gola atje nuk është e lehtë. Humbja e këtij momenti është pjesë e procesit dhe duhet ta pranojmë.”

Manchester City do të kërkojë të shfrytëzojë duelin e së shtunës kundër Sunderland-it për të rritur presionin ndaj Arsenalit, që këtë javë viziton Aston Villën në një transfertë të vështirë. Aktualisht, City renditet pesë pikë larg kryesuesve. Pas sfidës së Premier League, skuadra e Guardiolës do të niset drejt Madridit për supersfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Realit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026