Spiropali përshëndet hapjen e ambasadave të Belgjikës dhe Danimarkës në Tiranë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimet e Belgjikës dhe Danimarkës për të hapur ambasadat e tyre në Tiranë, duke i cilësuar këto hapa si një moment kyç për Shqipërinë dhe për avancimin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Spiropali shprehu falënderimet e saj të sinqerta ndaj homologëve të saj, Ministrit të Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe Ministrit të Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, për vendimet e rëndësishme diplomatike që fuqizojnë prezencën e dy vendeve në Shqipëri.
Ajo theksoi se këto hapa reflektojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit në BE.
“Falënderime të sinqerta për Ministrin e Jashtëm belg dhe Ministrin e Jashtëm Danez për vendimet e rëndësishme për të hapur ambasadat e tyre në Tiranë. Këta hapa vijnë në një moment kyç për Shqipërinë, duke reflektuar progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE. Ne e vlerësojmë këtë besim në reformat, stabilitetin dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale, dhe mezi presim të thellojmë bashkëpunimin tonë dypalësh, si dhe angazhimin tonë brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt”, shkruan Spiropali.
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë