Plagosje në Berat, 37-vjeçari përfundon në spital! Autorët në kërkim

7 Dhjetor 2025 | 08:50

Një 37-vjeçar nga Berati është dërguar në spital pak para orës 00:55, pasi u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi F. T. (Xh), banues në Berat, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Hetimet janë përqendruar në mbledhjen e provave me qëllim dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të informojnë publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026