Detaje nga plagosja mes gjimnazistëve në Durrës, i mituri në gjendje të rëndë

26 Nëntor 2025 | 11:36

I mituri i cili u plagos pas një sherri mes gjimnazistëve në Durrës raportohet se është në gjendje të rëndë dhe ka humbur gjak. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i mituri i plagosur është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.

Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme. Drejtoresha e shkollës shprehet se nuk mund të flasë pasi çështja është nën hetim, por sherri ka ndodhur jashtë shkollës.

Nxënësit kanë qenë në mësim një ditë më parë normalisht, sipas burimeve nga shkolla. Të dyja palët kanë mbërritur në vendin e takimit të shoqëruar secili me nga tre deri në katër shokë. Fillimisht mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra dhe fyerje të ndërsjellta, por situata është përshkallëzuar shpejt.

Në konflikt janë përfshirë rreth tetë gjimnazistë të ndarë në dy grupe, ku janë përdorur mjete të forta, shkopa bejzbolli dhe armë të ftohta, duke e kthyer skenën në një përleshje të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026