U arrestua pas 12 orësh në ngujim, Erzen Uka mjekon plagën në spitalin e Shkodrës

26 Nëntor 2025 | 11:06

Një nga dy të arrestuarit e operacionit të RENEA-s në Orosh, Erzen Uka është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekimin e një plage në këmbë.

Pas vetëdorëzimit, autoritetet konstatuan se Uka ishte i plagosur dhe nën masa të rrepta sigurie ai u shoqërua drejt spitalit për trajtim mjekësor. Ndërkohë, si Uka, ashtu edhe Julian Çumraku vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në pritje të seancës gjyqësore. Deri tani, të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara grupit hetimor.

Erzen Uka dhe Julian Cumraku qëndruan të ngujuar për 12 orë në një banesë në fshatin Orosh të Pukës. Sipas policisë gjithçka ka nisur rreth orës 09:00 të së hënës, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në fshatin Orosh konstatuan një person i cili u largua me shpejtësi pasi pa efektivët.

Ai larguar duke u futur në një banesë të braktisur në pronësi të gjyshit të Julian Cumrakut. Në banesë u gjet i varur një flamur i ISIS, 4 automatikëve, një pistolete, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës dhe dy gëzhoja.

Uka rezulton i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Ai ka qenë një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak ku ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare. Ndërsa Julian Cumraku është i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026