Gonzato: Kërkimi parlamentar është i domosdoshëm, themeli i politikbërjes

26 Nëntor 2025 | 10:55

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një takim të zhvilluar në kudër të DiTës së Kërkimit Parlamentar. Gjatë takimit u diskutua lidhur me rolin e Parlamentit në Procesin e Anëtarësimit në BE. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se hapja e grup kapitujve është një fazë thelbësore por shtoi se fazat e tjetra do të jenë vendimtare.

Ambasadori theksoi se monitorimi i ligjeve dhe përdorimi i kërkimit cilësor janë të domosdoshëm. Sipas tij, kërkimi duhet të analizojë edhe ndikimin social dhe ekonomik te bizneset dhe qytetarët.

“Kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për mbikëqyrje efektive legjislative dhe forcon demokracinë. Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ajo e çeljes së të gjithë grupkapitujve. Kjo është një arritje e qartë e kryer me shpejtësi të jashtëzakonshme, por faza tjetër do të jetë vendimtare.

Po hyjmë në një faze komplekse teknikisht dhe politikisht të procesit të integrimit dhe në këtë fazë parlamenti luan një rol thelbësor ku diskutohet dhe miratohet. Një rol i rëndësishëm është edhe monitorimi i këtij legjislacioni, kërkimi parlamentar është i domosdoshëm, është themeli i politikbërjes bazuar në të dhënat”, tha Gonzato.

Ambasadori vuri thekson se për integrimin e Shqipërisë duhet të përfshihet edhe opozita dhe shoqëria civile.

“Nuk duhet parë vetëm harmonizimi ligjor me BE se nuk është vetëm kjo arsyeja për të pasur kërkimin cilësor parlamentar, por edhe për të analizuar ndikimi social-ekonomik të bizneset dhe qytetarët se kjo është arsyeja për të arritur standardet e BE-së.

Kërkuesit duhet të paraqesin ligjvënësve kostot dhe ndikimin strukturor në shoqëri. Kjo përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre. Kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndërton besimin publik në procesin e integrimit.

Integrimi duhet të ketë një mbështetje të gjera politike e shoqërore, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita e qytetarët. Reformat duhen miratuar mbi fakte dhe të shpjegohen përfitimet e tyre për qytetarët”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026