Favorizimi i plagosjes, GJKKO jep vendimin, dënohen Shuip Cami dhe Flamur Kurti
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen e nisur nga SPAK, që lidhet me tentativën për të favorizuar autorin e një plagosjeje të ndodhur në janar të vitit 2020 në Dibër. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe në të u përfshinë tre të pandehur, Shuip Cami, Flamur Kurti dhe Fluturim Bajrami.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykata me trup gjykues të përbërë nga Bib Ndreca, Flora Hajredinaj dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 78, datë 27 nëntor 2025, ka vendosur dënimin e Shuip Camit për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënuar fillimisht me tre vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul me një të tretën, duke u përcaktuar në dy vite burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare.
Ndërkohë, i pandehuri Flamur Kurti u shpall fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë dhe u dënua me një vit burg. Edhe për të u aplikua gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin përfundimtar në tetë muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë Kurtin në provë për 16 muaj. Gjatë kësaj periudhe, ai detyrohet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës Tiranë dhe të mos ndryshojë vendbanimin pa miratimin e këtij institucioni.
Kjo çështje është rezultat i hetimeve të SPAK, që dërgoi për gjykim katër persona, të dyshuar se tentuan të favorizonin Adrian Shahin, autorin e plagosjes së Bukurosh Zagradit. Sipas SPAK, për të ndikuar në procesin gjyqësor ndaj Shahit janë kërkuar 3 mijë euro. Shuip Cami, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore, dyshohej se kishte kërkuar këtë shumë përmes Flamur Kurtit. Ndërsa Fluturim Bajrami, që ka lidhje krushqie me autorin e plagosjes, i ka dhënë 2 mijë euro një punonjësi të policisë për të ndërmjetësuar pajtimin mes palëve. Në hetime u përfshi edhe Aldo Puca, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, i cili akuzohej se kishte ndërprerë përgjimet telefonike të autorit dhe nuk i kishte raportuar ato në prokurori.
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian