Festat e Fundvitit, ndizen dritat e pemëve në sheshet qendrore të vendit

7 Dhjetor 2025 | 18:32

Qytetet e Shqipërisë janë ndriçuar nga atmosfera festive. Në pjesën më të madhe të shesheve qendrore, janë ndezur zyrtarisht dritat e fundvitit, duke hapur zyrtarisht muajin e festave.

Qytetet e Shqipërisë janë ndriçuar nga atmosfera festive, pasi të shtunën në pjesën më të madhe të shesheve qendrore, janë ndezur zyrtarisht dritat e fundvitit.  Sheshet kryesore, bulevardet dhe pemët e mëdha të Krishtlindjeve u mbushën me ngjyra, dekorime dhe instalacione të reja artistike.

Në Tiranë, Sheshi “Skënderbej” u mbush nga qindra qytetarë, që ndoqën ndezjen dritave të  pemës gjigante të fundvitit, një moment që u shoqërua nga kori i shkollave të kryeqytetit, artistë të vegjël dhe grupe baleti që performuan nga këngët klasike të festave. Protagonistë në kryeqytet ishin fëmijët, zërat dhe emocionet e të cilëve e kthyen sheshin në një festë të madhe.

Në Durrës atmosfera festive u përcoll me muzikë dhe aktivitete për të vegjlit. Sheshi kryesor u mbush me qytetarë të të gjitha moshave, të cilët përjetuan fillimin e magjisë së festave mes muzikës, dekorimeve shumëngjyrëshe dhe gëzimit të përbashkët.

Elbasani ndez dritat mes gëzimit dhe emocionit të fëmijëve të Qendrës Kulturore, duke sjellë në qytet atmosferën e ngrohtë të fillimit të festave. Këtë vit, Bashkia Elbasan ka sjellë një dekor të veçantë dhe plot dritë, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë festive.

Edhe në juglindje, Korça ka ndezur mbrëmjen e djeshme dritat dekorative të festave të fundvitit, në një event festiv që mblodhi qindra banorë dhe turistë të shumtë që kishin zgjedhur juglindjen për të kaluar fundjavën. Momenti i numërimit mbrapsht u shoqërua me efekte speciale dhe duartrokitjet e të pranishmëve, duke i dhënë qytetit zyrtarisht atmosferën magjike të Dhjetorit.

Mbrëmjen e së shtunës, në Gjirokastër, dekori shumëngjyrësh i ka dhënë një bukuri të veçantë zonës muzeale duke tërhequr banorët dhe turistë të shumtë.

Këtë vit, dekorimet janë më të shumta, duke krijuar një ndjenjë gëzimi dhe bashkimi në mbarë vendin. Për shumë qytetarë, ndezja e dritave shënon fillimin e periudhës më të dashur të vitit, atë të festave, traditave dhe kohës së kaluar me të afërmit, ndërsa bashkitë kanë planifikuar një kalendar të ngjeshur artistik me shfaqje, koncerte dhe aktivitete festive që do të shoqërojnë banorët dhe turistët përgjatë gjithë muajit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026