Agim Agushi zyrtarisht në librin e Rekordeve Guinnes
Agim Agushi zyrtarisht është bërë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness. Agushi arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi.
Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar përfundimisht rekordin e tij unikal të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë aktivitetit festiv të çeljes së sezonit turistik.
Gjatë performancës së tij mbresëlënëse, Agushi arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi, një sfidë që kërkon aftësi të larta teknike, durim dhe talent të veçantë. Performanca u monitorua dhe verifikuar nga përfaqësues të Guinness World Records, të cilët tashmë e kanë bërë zyrtarisht pjesë të librit botëror të rekordeve.
Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Himarë u bënë dëshmitarë të këtij momenti historik, që e vendos qytetin bregdetar në hartën e rekordeve botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh