BE i përgjigjet Trump për strategjinë e sigurisë: Nuk vendos e vetme SHBA për paqen
Bashkimi Evropian i është përgjigjur SHBA-së lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar nga Donald Trump, e cila përfshin edhe qëndrimin amerikan ndaj përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Pas publikimit të dokumentit, BE-ja thekson se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë përgjegjësinë për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Mediat e huaja raportojnë se Bashkimi Evropian mirëpret përparësinë që strategjia e re amerikane i jep përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Evropa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetike për Shtetet e Bashkuara. Tregtia transatlantike mbetet një nga shtyllat e ekonomisë globale dhe prosperitetit amerikan. Evropa mbështetet te SHBA-ja për mbrojtje. Në vitet e fundit, ne kemi forcuar përpjekjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne po forcojmë aftësitë tona mbrojtëse dhe bazën tonë industriale të mbrojtjes. Evropa po rrit masivisht investimet në mbrojtje, si për të forcuar sigurinë e saj ashtu edhe për të vazhduar të kontribuojë me vendosmëri në Aleancë, së bashku me një përpjekje të koordinuar për të forcuar industrinë e mbrojtjes për të prodhuar aftësi kritike. Kjo është arsyeja pse Komisioni krijoi kushtet për një paketë shtesë investimi prej 800 miliardë eurosh në mars 2025,” raportojnë mediat e Brukselit.
Ndërkohë, lidhur me gjobën prej 120 milionë eurosh të vendosur ndaj platformës “X”, pas më shumë se dy vitesh hetimesh për shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, Komisioni Europian thekson se vendimmarrja që lidhet me BE-në merret vetëm nga vetë Bashkimi Europian për interesat e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë