Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën 79-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë rreth orës 11:45 në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, te kryqëzimi i Progrit.
Nga ky aksident ka humbur jetën shtetasi Haki Rusi 79 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet me drejtues shtetasin H. K., ka përplasur 79 vjeçararin i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve, 79 vjeçari ka qenë duke ardhur me një mjet të shërbimit publik nga qyteti i Bilishtit drejt Korçës dhe është ndalur së bashku me bashkëfshatarë të tjerë në kryqëzimin ku ndodhi dhe aksidenti
Sapo është ulur nga mjeti i shërbimit publik i moshuari ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës ku kishte lënë biçikletën, por kalimi ka qenë fatal për të pasi është përplasur nga një mjet tip Benz duke e lënë të vdekur në vend poshtë një tjetër mjeti të parkuar
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, aq sa pas goditjes ka vazhduar ecjen për me shume se 30 metra të tjera duke përfunduar në kanalin në anë të rrugës nacionale.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Duhet thënë se kryqëzimet e aksit rrugor nga Bilishti deri tek kryqëzimi i Plases janë kryqëzime me aksidente të shumta me pasojë vdekjen gjatë këtyre viteve
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve