EMRI/ Finalizohet operacioni “Pjesëtari” në Krujë, kapet i dënuari nga GJKKO

9 Dhjetor 2025 | 12:14

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacionin e koduar “Pjesëtari”, duke kapur dhe ndaluar Armand Dervishi, 35 vjeç, i shpallur në kërkim.

Dervishi ishte i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi i Gjykatës së Apelit është lënë në fuqi në vitin 2024.

Në të njëjtin vit, Dervishi u dënua edhe nga Gjykata e Krujës me 9 muaj burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Policia njofton se kapja e tij u bë e mundur falë administrimit të shpejtë të informacionit operativ mbi vendndodhjen e tij. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026