Recital poetik në teatrin e Korçës, artistët e njohur interpretojnë “Fajet e Zemrës”
Në teatrin e Korçës u zhvillua një recital nga artistë të mirënjohur shqiptarë, i bazuar në librin me titull “Fajet e Zemrës” me autore Valbona Lola.
Poezitë e saj kishin në qendër familjen, por nuk munguan as interpretimet për jetën dhe shoqërinë.
“Emra të njohur të skenës, Luiza Xhuvani, Alfred dhe Violeta Trebicka, Zamira Kita dhe Blerta Belliu u japin jetë poezive të mia. Duke qenë se jemi në sezon festash, dhurata më e bukur janë ndjenjat. Poezitë janë shkëputur nga vëllimi im i fundit ‘Fajet e Zemrës’. Kanë kontekste të ndryshme: lirika dashurie, shoqërore dhe peizazhe. Jam frymëzuar nga gjithçka”, tha Valbona Lola, autore e librit “Fajet e Zemrës”, tha Valbona Lola, autore e librit “Fajet e Zemrës”.
Në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi” u recituan fjalë me rimë që lidhen me gjithçka: nënën, fëmijën, bashkëshortin, jetën dhe vdekjen.
Për aktorin e mirënjohur Alfred Trebicka, një natë poetike në Korçë ka përherë mbështetësit e saj besnikë, ndërsa këtë herë ishte më e lehtë, pasi poezia i drejtohej kryesisht familjes.
“Tashmë është kthyer në normalitet në Korçë, kjo sallë nuk mund të imagjinohet bosh. Jo vetëm për shfaqje teatri, por edhe për mbrëmje speciale poezie, është si muzikë dhome. Edhe spektatori është i veçantë e specifik. Kjo poezi e Valbonës është e prekshme sepse është e thjeshtë, prek emocionin, fenomenet bazike: nënën, gruan, brishtësinë, raportin prind–fëmijë, gjërat që secili i percepton. Zemra nuk bën faje kurrë, fajet i bën mendja”, tha aktori Alfred Trebicka.
Përgjatë muajit dhjetor në Korçë do të mbahen dhjetëra aktivitete kulturore dhe artistike për banorët dhe turistët që zgjedhin të kalojnë pushimet në juglindje.
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës