U kap me drogë, armë dhe 29 mijë euro! Arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Të arrestuarit gjatë kontrollit fizik iu konstatua një sasi kokainë me peshë 92 gramë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.
Gjithashtu policia ka kryer kontrolle në autobusin që drejtonte 42-vjeçari dhe brenda një çante shpine u gjetën 29 000 euro, një armë zjarri me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale si “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” “Fshehja e të ardhurave” etj.
“Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë