Operacioni i SPAK në Krujë, nga kontrollet u sekuestruan armë dhe 415 mijë euro
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë me urdhër të SPAK në Krujë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 415 mijë euro.
Gjithashtu janë sekuestruar disa armë zjarri e sende të tjera me vlerë si automjete dhe orë rolex. Pjesa tjetër nga 430 mijë në total janë në valuta të tjera.
Nga operacioni i FNSH u arrestuan Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Mes të arrestarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. 7 personat e arrestuar kanë qenë në kërkim nga operacionet e mëparshme të SPAK.
Lidhur me operacionin janë shpallur në kërkim 4 persona. Ata janë identifikuar si Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku.
LEXOI GJITHASHTU:
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë