Juventus-Pafos, Zhegrova luan titullar, nuk ndodhte që nga dhjetori i 2024
Nëse nuk do të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, Edon Zhegrova do të luajë si titullar në ndeshjen e kësaj mbrëmjeje mes Juventusit dhe Pafos në Ligën e Kampioneve
Ishte vetë trajneri Spalletti që e konfirmoi vendimin e tij në konferencën për shtyp teksa deklaroi se ndeshja me qipriotët është momenti i duhur për të hedhur në fushë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që nga minuta e parë, per herë të parë për të me fanelën bardhezi.Deri në këtë moment, Zhegrova ka luajtur në total 100 minuta, të gjithë duke u hedhur në fushën e lojës si zëvendësues në 8 ndeshje; ‘rekordi’ i tij janë 26 minutat e luajtura në ndeshjen me Atalantën, më pas ai nuk ka shkuar më shumë se 18 minuta aktivizim.
Për shkak të një problemi në aduktor, Zhegrova mbeti jashtë fushave gjatë gjithë pjesës së dytë në sezonin e kaluar dhe te Juventus arrivi vetëm në ditën e fundit të merkatos dhe jo në gjendjen më të mirë fizike. Pikërisht për këtë arsye, Tudor në fillim dhe Spalletti më pas nuk kanë dashur të rrezikojnë me tëdhe mbrëmjen e kësaj të mërkure ai mund të kthehet titullar një vit pas herës së fundit. Në fakt sezonin e kaluar, Zhegrova luajti ndeshjen e tij të fundit si titullar, në 14 dhjetor të 2024 në Ligue 1 në sfidën kundër Olympique Marseille dhe qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para.
Pas këtij momenti, vetëm 100 minuta aktivizim me Juventusin dhe asnjë si titullar. Nëse në ndeshjen me Pafos, Zhegrova do të japë përgjigje të rëndësishme, Spalletti mund të vendosë të besojë plotësisht te ai me sulmuesin dardan që mund ‘të kërcënojë’ vendin e Conceiçaos. Për më tepër, në nëntor të 2024, Edon Zhegrova u bë protagonist me asistin e tij ndaj Jonathan David në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Lille dhe Juventusit, në ndeshjen e tij të fundit si titullar në arenën evropiane. Tani ai ka mundësinë që me veprimet e tij në fushë të ndezë Juventusin dhe të ndihmojë njëkohësisht edhe Jonathan David pikërisht si në kohët e Lille.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë