Pas dy ditësh jashtë, nënë Lumto dhe qeni i saj strehoen nga zonja me zemër të mirë
Kjo është Nënë Lumto, e cila qëndroi dy ditë jashtë në rrugë për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë.
Sot, falë ndihmës së njerëzve të mirë, ajo është strehuar në një vend të ngrohtë, ku ndihet e sigurt dhe e mbrojtur, së bashku me qenin e saj besnik, Xhinon.
“Quhem Lumtu Daja. Dikur e kam pasur emrin Lumturi, por e ndryshova sepse nuk isha e lumtur. Kam jetuar në Tiranën e Re, paguaja 150 mijë lekë qira. Kam jetuar me nënën time. Prej 4 vitesh jetoj vetëm. Kam dy vajza; djali im ka ndërruar jetë. Një vajzë jeton në Stamboll dhe tjetra në Amerikë. Kam qëndruar mes sheshit të pallateve; kishte edhe një djalë jetim atje, që më sillte ujë dhe byrek”, thotë ajo.
Një zonjë me zemër të mirë, Agetina, i riktheu shpresën Nënës Lumto, duke e strehuar dhe duke u kujdesur për të.
“Në rrjetet sociale pashë një nënë të braktisur që ishte hedhur në rrugë nga qiradhënësi. Nuk u mendova dy herë; u nisa shpejt drejt Astirit që të mos e merrte dikush tjetër, sepse doja ta ndihmoja vetë. Ajo kishte dalë në rrugë sepse nuk kishte mundur të paguante qiranë. Nënë Lumto nuk kishte pasur kontakt me vajzat e saj që jetojnë në Amerikë dhe Turqi. Vajzat nuk e kishin braktisur qëllimisht; ato prisnin të takonin nënën e tyre, por qiradhënësi nuk e pranoi më”, thotë Agetina.

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet