PAMJE/ Ukraina godet me dronë detarë tankerin e tretë rus brenda dy javësh
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se dronët detarë “Sea Baby” kanë goditur një tjetër tanker të “flotës hije” ruse, “Dashan”, i cili lundronte nën flamurin e Komoreve, në Detin e Zi.
Video e shpërndarë nga burimi tregon shpërthime të fuqishme në pjesën e pasme të anijes. Vlerësimet paraprake tregojnë se “Dashan” është nxjerrë jashtë shërbimit.
Ky është tankeri i tretë i këtij lloji që goditet brenda dy javësh.
SBU vlerësoi vlerën e tankerit në rreth 30 milionë dollarë, ndërsa transportonte zakonisht produkte nafte me vlerë rreth 60 milionë dollarë në një udhëtim të vetëm.
Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zvicra kishin vendosur më parë sanksione ndaj anijes për rolin e saj në transportimin e naftës ruse dhe operimin me sistemet e identifikimit të çaktivizuara.
“SBU vazhdon masat aktive për të ulur të ardhurat nga dollarët e naftës në buxhetin rus. Ky është tashmë cisterna e tretë e dëmtuar e ‘flotës në hije’ brenda dy javësh, që ndihmoi Kremlinin të anashkalonte sanksionet ndërkombëtare”, tha burimi i SBU-së.
Sulmi ndaj “Dashan” vjen pas një serie operacionesh ukrainase që synojnë flotën në hije të Rusisë dhe infrastrukturën përkatëse të naftës.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik