“Njerëzit janë mbyllur”, Robert Aliaj: S’duhen zgjidhje individuale por kolektive

10 Dhjetor 2025 | 22:26

Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now”, ka komentuar me shqetësim rritjen e rasteve ku konfliktet mes adoleshentëve përshkallëzohen deri në vrasje. Ai theksoi se ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, por një problem global që vjen nga disa arsye.

Sipas Aliajt, kjo situatë reflekton një shoqëri të lodhur, me institucione që nuk arrijnë të ndjekin realitetin.

Ai theksoi se indiferenca shoqërore, mungesa e strukturave morale dhe braktisja e vlerës së fëmijëve si pasuri e përbashkët po i thellojnë raste të tilla.

“Është fenomën global, nuk ka lidhje vetëm me Shqipërinë. Arsyet që sjellin këto ngjarje për mua janë ato që ne i flasim herë pas here. Duke nisur nga familje të lodhura, të thyera, shkolla që nuk është më një hapësirë që krijon autoritet moral, dhuna që futet në kulturat e përditshme sepse fëmijët kanë modele duke nisur nga rruga deri në ekranet televizive apo ambientet e pushtetit, rrjetet sociale, mjedisi ku rriten. Është pasqyrë e një shoqërie që nuk ka më strukturë morale të qëndrueshme.

As institucuionet nuk janë në gjendje të ndjekin më realitetin. Ka një publik që nuk reagon, dhe vjen në formën e një vetëdorëzimi, është i lodhur, kemi ndjesinë se askush nuk është i pastër, të përlyer të gjithë nga pak dhe kjo ndikon në mungesën e indicieve që të na bëjnë të lëvizim dhe të kërkojmë drejtësi. Vrapojmë për të kapur Evropën si aset politik për të thënë që e bëmë këtë gjë, por nuk vrapojmë të kapim kohën. Njerëzit nuk reagojnë edhe për arsye se janë mbyllur në hapësirat e tyre private. Ka një konfliikt midis ngjarjeve individuale dhe largimi nga interesat publike. Jemi të papërgjegjshëm.

Fëmijët janë pjesë e kolektivit, si një vlerë dhe pasuri. Jemi në një shoqëri e cila e ka braktisur këtë vlerë dhe beson që secili zgjidh hallin e vet. Veprimi individual i një fëmije përballet me indiferencën e një kolektivi”, tha Rober Aliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026