Trump: “Bordi i Paqes” për Gazën do të shpallet në fillim të vitit 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se anëtarët e “Bordit të Paqes” për Gazën do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se ata do të përbëhen nga liderë globalë.
Bordi është një komponent kyç i marrëveshjes së armëpushimit të Trump për Rripin e Gazës, edhe pse detajet kryesore, përfshirë përbërjen e tij, ende nuk janë shpallur. Ai parashikohet të luajë një rol ndihmës në administrimin e Gazës sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të Trump.
“Do ta bëjmë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Bordi i Paqes do të do të jetë një nga bordet më legjendare ndonjëherë,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Të gjithë duan të jenë pjesë. Në thelb, do të jenë kryetarët e vendeve më të rëndësishme. Të gjithë duan të jenë aty”, u shpreh ai.
Ndërkohë, presidenti amerikan ka thënë se do të shërbejë si kryetar i grupit.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 70,000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur rreth 171,000 të tjerë në Gaza gjatë një lufte më shumë se dyvjeçare, e cila u ndal nën një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar