Kush është Klodian Braho, Kreu i ri i SPAK që zë vendin e Dumanit

11 Dhjetor 2025 | 15:22

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.

Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në këtë kohë ai është një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika ndërsa më pas Braho i bashkohet prokurorisë së krimeve të rënda deri në vitin 2019 ku kalon në SPAK si pjesë e grupit të prokurorëve të parë që nisën punën.

I konfirmuar në detyrë nga vetingu, BrahoSPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit. Kreu i ri I SPAK hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedine e gërdecit, dosje të abuzimeve me fondet publike e pastrimit të parave.

Njihet si prokurori i ftohtë i “Jakave të bardha”, e po ashtu është prokurori që hetoi e po vazhdon të hetojë dosjen “Tojota yaris” duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Kohët e fundit Braho është takuar nga zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë ndaluar në SPAK duke shprehur mbështetjen për prokurorinë e posaçme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq bllokon qarkullimin në aksin rrugor Maliq-Gramsh

Shirat e dendur që kanë prekur Juglindjen së pasditen e së hënës kanë shkaktuar bllokimin e rrugës së Moglicës, aks i rëndësishëm që bën lidhjen...
15:57 | 08/06/2026

Vetëm një qytetar në protestë në Librazhd

Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd nuk ka arritur të mobilizojë qytetarët. Në vendin e tubimit është paraqitur vetëm një protestues, i cili...
15:24 | 08/06/2026

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar foton e shtetasit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari, ngjarje e ndodhur këtë...
15:06 | 08/06/2026