Tiranë/ Organizonte lojëra të paligjshme, arrestohet administratori i një subjekti

11 Dhjetor 2025 | 16:29

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një subjekti që kishte përshtatur ambientin për të organizuar lojëra të fatit të paligjshme.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë, kanë realizuar kontroll në disa ambiente ku dyshohej se zhvilloheshin lojëra të paligjshme.

Gjatë aksionit, në objektin që administrohej nga shtetasi D. V., në rrugën “Don Bosko” të Tiranës, janë sekuestruar 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular. Përdorimi i kompjuterit ishte për aksesimin e faqeve të paligjshme të lojërave të fatit.

Pas verifikimeve, u arrestua shtetasi D. V., 22 vjeç, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026