BE vendos të bllokojë pa afat asetet e Bankës Qendrore Ruse

11 Dhjetor 2025 | 16:54

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të imobilizojë për një kohë të pacaktuar asetet e Bankës Qendrore Ruse, një hap kyç në kuadër të përpjekjeve për të garantuar fondet e nevojshme për mekanizmin e dëmshpërblimeve për Ukrainën. Masa vjen ndërsa negociatat për këtë mekanizëm vazhdojnë intensivisht përpara samitit vendimtar të javës së ardhshme.

Vendimi synon të parandalojë që SHBA-të të marrin kontrollin e aseteve të ngrira dhe t’i përdorin ato si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me Moskën për përfundimin e luftës. Sipas burimeve diplomatike, disa shtete anëtare kishin shprehur shqetësime se një veprim i tillë nga SHBA mund të dobësonte pozicionin negociues të BE-së.

Akti u miratua nga ambasadorët e vendeve anëtare të enjten, duke u bazuar në Nenit 122 të traktateve të BE-së, një dispozitë që kërkon vetëm shumicë të kualifikuar dhe anashkalon miratimin e Parlamentit Evropian.

Ligji i ri ndalon kthimin e 210 miliardë eurove në Bankën Qendrore Ruse. Shuma më e madhe, rreth 185 miliardë euro, ndodhet në Euroclear — një depozitë qendrore e letrave me vlerë në Bruksel — ndërsa rreth 25 miliardë euro të tjera mbahen në banka private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026