Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

11 Dhjetor 2025 | 19:59

Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiranë, edicionin e saj të 5- të, për të nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë, si një qendër ndërkombëtare, për dialogun ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.

Për të pestin vit radhazi në Tiranë, Forumi bëri bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga politika, biznesi dhe akademia në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar.

Forumi Ekonomik i Delfit zhvillohet çdo vit në kryeqytete strategjike si Brukseli, Parisi, Berlini, Uashingtoni, Toronto, Bukureshti dhe Sofja, duke forcuar dialogun ndërkombëtar, mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Pas fjalës së hapjes, mbajtur nga Symeon G. Tsomokos, i Forumit Ekonomik,  Delfi, Greqi,  Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, foli për perspektivat e ekonomisë shqiptare, në një mjedis ndërkombëtar që ndryshon me shpejtësi. Kryeministri vuri theksin tek përparimi i shpejtë i Shqipërisë drejt integrimit në BE si edhe në disa sektorë si ekonomia, turizmi apo industria ushtarake.

Të pranishëm ishin edhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Republika e Shqipërisë; Elisa Spiropali, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, Republika e Shqipërisë; Edona Bilali, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë; Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Silvio Gonzato, Ambasador, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri etj.

Temat e diskutimeve, gjatë punimeve të këtij forumi prekën çështje që nga rritja e gjelbër,  tek inovacioni social dhe mundësitë e reja të investimeve në Shqipëri,

Forumi Ekonomik i Tiranës vijon të shërbejë si një pikë referimi për ata që kristalizojnë një të ardhme ekonomike të fortë dhe të qëndrueshme për Evropën Juglindore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026