Ferhati zbulon 3 dosjet kryesore që ka në dorë kreu i ri i Spak, Klodjan Braho

11 Dhjetor 2025 | 22:20

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, nga ku ka theksuar dosjet më të rëndësishme që ai ka hetuar gjatë karrierës së tij dhe që do të hetojë.

Më tej, Ferhati shpjegon fillesat e karrierës së Brahos si prokuror në Berat deri në kalimin e tij në SPAK.

“Çështjet më kryesore që ka ndjekur Braho është dosja ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, ka hetuar dosje të tjera që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, ka hetuar dosjen e “Toyota Yaris.

Po të shikojmë karrierën e Brahos, është modeste, ka 18 vite në system. Klodian Braho ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së Magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.

Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në këtë kohë ai është një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika ndërsa më pas Braho i bashkohet prokurorisë së krimeve të rënda deri në vitin 2019 ku kalon në SPAK si pjesë e grupit të prokurorëve të parë që nisën punën”, tha ai.

Sipas Ferhatit, dosjet më kryesore që ka momentalisht Klodian Braho janë: Dosja e “Toyta Yaris”;  Tragjedia e Gërdecit ku thekson se janë dërguar disa letër porosi në Amerikë për të zbardhur një herë e mirë tragjedinë, dhe dosja e Eco Park.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026