Sinjali i ambasadorit gjatë votimit për kreun e SPAK, gazetari tregon çfarë nuk u pa

11 Dhjetor 2025 | 20:57

Gazetari Eni Ferhati, i cili ishte i pranishëm këtë të enjte në KLP për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, tregoi në “Now me Erla Mëhillin” një moment interesant gjatë numërimit të votave, kur Klodian Braho doli fitues, ku shpjegoi reagimin e një ambasadori.

“Ajo që më ra në sy ishte momenti kulminant i votimit. Isha aty kur u votua dhe, për rastësi, votat e para u ndanë mes dy kandidatëve dhe ishin: Braho – Xholi, 3 me 3 dhe dukej sikur po shkonim drejt një balotazhi, por menjëherë pas numërimit të votës së gjashtë, votat e tjera ishin për zotin Braho: 4 me 3, 5 me 3, 6 me 3 – gjithmonë për Brahon. Në këtë moment, kur u votua, është aritmetikë e thjeshtë: një nga ambasadorët aty, gati sa nuk nxori bërrylin, duke i dhënë shenjë një ambasadori tjetër se punë e kryer, misioni u krye. Nuk e kam lexuar, isha dëshmitar okular aty dhe e pashë vetë këtë episod jashtë syrit të kamerave,” tha gazetari Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026