Aksion blic i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë Kuqe! Arrestohet 2 persona

12 Dhjetor 2025 | 07:46

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes.

Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit janë arrestuar Elvin Merlika dhe Alket alias Fredi Xhixha, të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktivitet kriminal.

Elvin Merlika ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022 ndërsa akuzohet nga SPAK si i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Endrit Dokles.

Operacion është kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për llogari te SPAK, janë sekuestruar dhe armë zjarri.

Operacioni vijon ende në terren, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarve apo qëllimin e ndërhyrjes.

Elvin Merlika

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026