Operacioni i RENEA-s në Orosh, Gjykata lë në qeli Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun

27 Nëntor 2025 | 14:06

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin këtë të enjte për të lënë në qeli dy të arrestuarit gjatë operacionit të RENEA-S në Orosh, Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun. Avokati Roland Islami theksoi se ata akuzohen për armë mbajtje pa leje.

Ai thekson se kilenti i tij, Uka ishte rastësisht në banesë dhe se nuk ka lidhje me armët e gjetura në vendin ku u vendosën në pranga pas 12 orësh të ngujuar. Avokati shtoi se Uku dhe Cumraku janë miq teksa hodhi poshtë pretendimet se një person i tretë i ka ndihmuar ata.

Erzen Uka dhe Julian Cumraku qëndruan të ngujuar për 12 orë në një banesë në fshatin Orosh të Pukës. Sipas policisë gjithçka ka nisur rreth orës 09:00 të së hënës, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në fshatin Orosh konstatuan një person i cili u largua me shpejtësi pasi pa efektivët.

Ai larguar duke u futur në një banesë të braktisur në pronësi të gjyshit të Julian Cumrakut. Në banesë u gjet i varur një flamur i ISIS, 4 automatikëve, një pistolete, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës dhe dy gëzhoja.

Uka rezulton i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Ai ka qenë një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak ku ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare. Ndërsa Julian Cumraku është i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026