Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: Izraeli po shkel armëpushimin
Amnesty International, Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ka publikuar një deklaratë ku akuzon autoritetet izraelite se po vazhdojnë veprime të cilat organizata i cilëson si “gjenocid” në Rripin e Gazës. Sipas saj, Izraeli ka kryer sulme të reja dhe ka kufizuar ndihmën humanitare, pavarësisht armëpushimit të shpallur më 10 tetor.
Amnesty thotë se marrëveshja e armëpushimit është shkelur më shumë se 500 herë në shtatë javë, duke shkaktuar vrasjen e të paktën 347 palestinezëve dhe plagosjen e 889 të tjerëve. Sipas shifrave të publikuara nga organizata, mbi 70,000 palestinezë janë vrarë që kur nisi konflikti para më shumë se dy vjetësh. Këto shifra nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Deklarata u bë publike ndërsa ushtria izraelite ndërmori sulme ajrore në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës, duke përfshirë edhe zona ku, sipas marrëveshjes, trupat izraelite duhet të ishin tërhequr.
Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, tha se nuk shihen shenja që Izraeli po merr masa për të ndryshuar situatën. Ajo akuzoi autoritetet izraelite për kufizim të ndihmës humanitare dhe krijimin e kushteve që, sipas organizatës, rrezikojnë popullsinë palestineze.
Callamard paralajmëroi: “Bota nuk duhet të mashtrohet. Gjenocidi i Izraelit nuk ka mbaruar.”
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë