Sot afati i fundit i çështjes “Balluku” në GJK, gazetarja zbulon kur del vendimi

12 Dhjetor 2025 | 10:08

Gazetarja e Euronews Albania, Enkeleda Mema, ka dhënë detaje për zhvillimin e seancës së kësaj të premteje në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e qeverisë për pezullimin e kërkuar nga GJKKO mbi funksionin e zv/Kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Mema tha se sot është afati i fundit për të dhënë një vendim nëse do të duhet të shqyrtohet kërkesa e qeverisë apo jo në Kushtetuese. Nga ana tjetër, ajo dha detaje se Kryetarja e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, Marsila Xhaferllari, ka thënë se njoftimi do bëhet publik në media.

Sipas gazetares, mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses për çështjen Balluku do të zhvillohet pak pas orës 13:00. Pasi trupa gjyqësore të shqyrtojë çështjet që ka në rend dite, që janë tre, do të mblidhen për kërkesën e qeverisë për çështjen Balluku.

“Në fakt kanë ardhur pjesa më e madhe e gjyqtarëve. E kemi pyetur se në cilën orë do të zhvillohet mbledhja e qeverisë për atë që tashmë njihet si ‘çështja Balluku’. Asnjë nga gjyqtarët nuk na ka dhënë një përgjigje. Vetëm Marsilda Xhaferllari tha se do të njoftohemi zyrtarisht me një komunikim për shtyp. Asnjë nga gjyqtarët nuk ka bërë me dije orën se kur do të mbahet seanca,” tha gazetarja Enkeleda Mema.

Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026