VIDEO/ U prezantua si agjent imobiliar, kapet në Tiranë 34-vjeçari me armë sportive
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka thyer masën e sigurisë dhe ka mashtruar qytetarët, duke u prezantuar si agjent imobiliar.
Arrestimi i 34-vjeçarit A. G., u krye pas një kallëzimi të një shtetaseje, e cila deklaroi se ishte mashtruar dhe i kishte dhënë një shumë parash për gjetjen e një banese me qira.
Ai u kap në rrugën “Kastriotët” ndërsa në automjetin e tij u sekuestrua një pistoletë sportive, që e mbante pa leje.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një palë targa që rezultuan të vjedhura ndërsa 34-vjeçari, banues në Tiranë, ishte aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, e cila deklaroi se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset