Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital
Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.
Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.
“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.
Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.
Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qendron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
‘Pain don’t hurt’, kapelja dhe xhaketa e të miturit të plagosur pas sherrit në shkollë
3 të mitur u plagosen gjatë një sherri me thika në një shkollë në Shkodër. Njëri prej adoleshentëve të plagosur mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb). pic.twitter.com/gHeDZRQWfY— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 12, 2025
3 nxënës të plagosur pas sherrit në shkollë, xhaketa e të miturit jashtë oborrit të gjimnazit pic.twitter.com/r3Zrk9oBSg
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit