Salah nuk gëzon mbështetjen e shokëve, por mbetet pjesë e projektit
E cilëson veten viktimë të situatës së krijuar, madje nuk dëshiron që të humbasë rolin kryesor në skuadër, Mohamed Salah e ka konfliktin me të gjithë te Liverpool. Egjiptiani nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit, sidomos me teknikun holandez i cili e përjashtoi në ndeshjen ndaj Interit, që u fitua nga kampionët e Anglisë, duke i dhënë një mesazh, se mbreti nuk është i pazëvendësueshëm.
Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike, situata ka qenë jo normale edhe në dhomat e zhveshjes, ku Salah ka shpërthyer në revoltë edhe ndaj tyre. Egjiptiani ka dalë kundër blerjes së Florian Wirtz, si një futbollist që i ka zenë vendin në formacion. Në anën tjetër, mbështetja për Slot brenda dhomave të zhveshjes është e madhe, ku edhe në ditët e fundit, futbollistët i kanë thurur elozhe, ku në një farë mënyre fajësojnë Salah për përplasjen.
Interesi për Salah është i madh, sidomos nga Arabia Saudite ku nuk kanë munguar ofertat, megjithatë Liverpool është ende i interesuar ta ketë në skuadër sulmuesin.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas