GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Kristi Bixheku, Artan (Marjus) Tafani.
Njoftimi i GJKKO
Laert Haxhiu akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021 në Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, “Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh; “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M); “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal.
Kristi Bixheku akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal.
Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës. II. Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht: volumi 1, përbëhet nga 298 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 2, përbëhet nga 125 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 3, përbëhet nga 60 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 4, përbëhet nga 292 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 5 përbëhet nga 89 fletë dhe lista e materialeve; volumi 6 përbëhet nga 248 fletë dhe lista e materialeve; volumi 7 përbëhet nga 354 fletë dhe lista e materialeve; volumi 8 përbëhet nga 251 fletë dhe lista e materialeve; volumi 9 përbëhet nga 197 fletë dhe lista e materialeve; volumi 10 përbëhet nga 137 fletë; volumi 11, përbëhet nga 230 fletë dhe lista e materialeve; volumi 12, përbëhet nga 308 fletë dhe lista e materialeve; volumi 13, përbëhet nga 346 fletë dhe lista e materialeve; volumi 14, përbëhet nga 229 fletë dhe lista e materialeve; volumi 15, përbëhet nga 170 fletë dhe lista e materialeve; volumi 16, përbëhet nga 328 fletë dhe lista e materialeve; volumi 17, përbëhet nga 214 fletë dhe lista e materialeve; volumi 18, përbëhet nga 143 fletë si dhe tre zarfe; volumi 19, përbëhet nga 261 fletë dhe lista e materialeve; volumi 20, përbëhet nga 45 fletë dhe lista e materialeve; volumi 21, përbëhet nga 254 fletë dhe lista e materialeve; volumi 22, përbëhet nga 74 fletë; volumi 23, përbëhet nga 157 fletë dhe lista e materialeve; volumi 24 përbëhet nga 319 fletë dhe lista e materialeve; volumi 25 përbëhet nga 148 fletë dhe lista e materialeve; volumi 26, përbëhet nga 59 fletë dhe lista e materialeve; volumi 27 përbëhet nga 264 fletë dhe lista e materialeve; volumi 28 përbëhet nga 353 fletë dhe lista e materialeve; volumi 29, përbëhet nga 127 fletë dhe lista e materialeve; volumi 36, përbëhet nga 124 fletë dhe lista e materialeve; volumi 37, përbëhet nga 247 fletë dhe lista e materialeve; volumi 38 përbëhet nga 128 fletë dhe lista e materialeve; volumi 39 përbëhet nga 197 fletë dhe lista e materialeve, volumi 40, përbëhet nga 312 fletë lista e materialeve, volumi 41, përbëhet nga 403 fletë lista e materialeve, volumi 42, përbëhet nga 319 fletë lista e materialeve, volumi 43, përbëhet nga 380 fletë lista e materialeve, volumi 44, përbëhet nga 90 fletë lista e materialeve, volumi 45, përbëhet nga 235 fletë lista e materialeve, ku përfshihen edhe procesverbalet që janë dokumentuar deklarimet e shtetasve që kanë dijeni për veprën penale dhe personave nën hetim/të pandehur, për shkak të paraqitjes së kërkesës për gjykim të shkurtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West