SPAK dërgon për gjykim grupin e Laert Haxhiut, akuza për 14 krime të rënda
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, në Gjykatën e Posaçme, çështjen penale nr. 227/2 të vitit 2023 kundër një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Në njoftimin e SPAK-ut bëhet me dije se të akuzuarit kryesorë janë Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, ndërsa anëtarë të tjerë të grupit përmenden Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini — kundër të cilëve ishte paraqitur më parë një kërkesë për gjykim.
Anëtarët e grupit akuzohen për një sërë krimesh të rënda, që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje, deri tek vrasje për gjakmarrje.
SPAK nënvizon se, në rolin e drejtuesit dhe organizatorit, Laert Haxhiu akuzohet për përfshirje në 14 ngjarje kriminale.
Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2024 dhe më 3 korrik u ekstradua në Shqipëri, ku vijojnë hetimet ndaj tij.
Sipas prokurorisë, veprimet kriminale të grupit të Haxhiut, nisën pas vrasjes së kushëririt të tij, Klodian Haxhiut, si dhe pas arrestimit të dy miqve të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Njoftimi i plotë i SPAK
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 227/2 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.
Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje”.
Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
- Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë;
- Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora 02:15, Lagjia ‘Gafurr Muço’ pallati Nr.4, Lushnjë;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Erisiano Abedini, Ligor Romaçka e Bujar Abedini kreu krimin“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1.6.2021, ora 21:15, në Tepelenë;
- Në bashkëveprim me Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Artan Tafani dhe Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Vrasje me paramendim”, me viktimë Fridman Xhaferraj, më 2.6.2021, trupi i të cilit u gjet i pajetë, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë, më datë 13.6.2021;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberi, kreu krimin “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
- Në bashkëveprim me Enriko Xhahysa, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija, kreu krimin “Vrasje për gjakmarrje”, me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Lulzim Spahija kreu krimin “Vjedhje me armë” të automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.1.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant Bar-Restorant Palmanova,Tiranë;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi (i ndjerë) kreu krimin “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, më datë 20.4.2022, në Lushnje;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajku dhe Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më 8.6.2022, në Durrës;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Fatjon Veliun siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, rreth orës 21:00, më 6 korrik 2022;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 1.11.2022, në Lushnje;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më 31.12.2022, në Lushnjë;
- Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, kreu krimin “Vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, ndodhur më 22.2.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
- Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Kristi Bixheku, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;
Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;
Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
- Në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më 1.11.2022, në Lushnjë;
- Më 31.12.2022, në Lushnjë, sërish në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku;
- Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;
Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;
Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).
Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:
- Lulzim Spahija (Arapi)
- Ligor Romaçka
- Bledar Berberi
- Erisiano Abedini
Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.
Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmorri akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën mësipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive”, thuhet në njoftimin e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore