Fshehje e të ardhurave, Prokuroria Gjirokastër lëshon 4 urdhër ndalime
Prokuroria Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’. Sipas njoftimit të Prokurorisë urdhërat e ndalimit janë lëshuar për personat e identifikuar me inicialett R.K., L.K., P.K., dhe B.K..
Pas hetimeve janë kryer kontrolle në dy pika këmbimi valutor në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës u gjetën dhe sekuestruan 13.470.000 Lekë, 40.895 Euro, 8.780 Paund, 9.922 Dollar Amerikan, 10.380 Franga, 3.145 Dollar Kanadez, 85.720 Lira, 1 pajisje DVR dhe 2 blloqe shënimesh
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e R.K. u gjetën dhe sekuestruan 20.000 Dollarë Amerikan.
Në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës janë sekuestruar 13.443.200 Lekë; 91.865 Euro, 7.965 Paund, 12.674 Dollar Amerikan, dhe 5 pajisje elektronike “Kompjuter”. Nga kontrolli në banesën e L.K u gjetën dhe sekuestruan në 90 Dollar Amerikan, 3.580 Euro dhe 118.500 Lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salah nuk gëzon mbështetjen e shokëve, por mbetet pjesë e projektit
- GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet