Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në themel kërkesën e qeverisë për Ballukun
Mbledhja në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku ka përfunduar. Kërkesa e qeverisë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pranimi i kërkesës do te thotë që çështja kalon për gjykim te thelluar. Çështja për shqyrtim në themel ka kaluar 5 me vota pro dhe 3 kundër.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema thekson se trupa gjykuese do të duhet të lërë një datë brenda dy muajve të ardhshëm se kur kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në themel.
“Pas rreth 3 orë diskutime të trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e qeverise të bërë pas urdhrit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut nga dy detyrat qeveritare, trupa gjyqësore së pari ka miratuar pikën e parë, ka pranuar kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes.
5 gjyqtarë kanë votuar por te shqyrtimi të çështjes në themel dhe tre kanë votuar kundër.
Është pranuar kërkesa e qeverisë për të shqyrtuar në themel, e cila trupa gjykuese do të duhet të lërë një datë brenda dy muajve të ardhshëm se kur kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në themel”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn