Banka Qendrore e Rusisë: Të jashtëligjshme planet e BE për përdorimin e aseteve ruse

12 Dhjetor 2025 | 15:25

Banka Qendrore e Rusisë tha të premten se planet e Bashkimit Evropian për t’i përdorur asetet e saj janë të “jashtëligjshme” dhe se ajo gëzon të drejtën për t’i përdorur të gjitha mjetet e në dispozicion për mbrojtjen e interesave të veta.

Në një komunikatë, Banka Qendrore tha se po e padit institucionin financiar me qendër në Bruksel, Euroclear – i cili mban shumë nga asetet ruse – në një gjykatë në Moskë për shkak të atyre që ajo i përshkroi si “veprime dëmtuese”.

“Mekanizmat e përdorimit të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të aseteve të Bankës së Rusisë, si dhe çdo formë tjetër e përdorimit të paautorizuar të aseteve të Bankës së Rusisë, janë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë shkeljen e parimeve të imunitetit sovran të aseteve”, tha banka.

Ajo iu referua një njoftimi për shtyp të Komisionit Evropian, i publikuar më 3 dhjetor, i cili parashtroi dy zgjidhje për t’i mbështetur nevojat financiare të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027.

Sipas njërës prej këtyre zgjidhjeve, Komisioni do të ishte në gjendje t’i marrë hua bilancet e parave të gatshme nga institucionet financiare të BE-së që mbajnë asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta lëshuar një hua dëmshpërblimi për Ukrainën.

Zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se një veprim i tillë do të merrte “përgjigjen më të ashpër”.

Qeveritë e Bashkimit Evropian synojnë të arrijnë pajtueshmëri të premte për t’i ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë, të cila janë të bllokuara në Evropë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke e zëvendësuar nevojën për votim çdo gjashtë muaj për ngrirjen e tyre, thanë diplomatët e BE-së.

Banka Qendrore e Rusisë tha se zbatimi i këtyre planeve do të sfidohet në “gjykatat kombëtare, autoritetet gjyqësore të shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare, tribunale arbitrazhi dhe instanca të tjera gjyqësore ndërkombëtare, e ndjekur nga zbatimi i vendimeve gjyqësore në territoret e shteteve anëtare të OKB-së”./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026