Berisha: Ligji për gjininë është stalinist, kemi betejë për shpëtimin e familjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte takimin e tretë të Foltores së tij, kësaj radhe në Elbasan.
Në këtë foltore Berisha nuk ngeli pa përmendur edhe ligjin e gjinisë, ku sipas tij ky ligj është ligji jo vetëm i shkonfigurimit të gjinisë njerëzore, por është ligji i ekstremizmit të majtë.
“Kemi të bëjmë me një betejë për shpëtimin e familjes. Miqtë e mi, ligji i ri është ligji jo vetëm i shkonfigurimit të gjinisë njerëzore, por është ligji i ekstremizmit të majtë, i ekstremit të majtë. Prej shekujsh, një nga arritjet më të mëdha të njeriut ka qenë prezumimi i pafajësisë.
Domethënë, gjersa të dënohesh je i pafajshëm. Ky ligj të bënë të fajshëm sapo të vjen dikush e të thotë, më diskriminove. Dhe duhet ti të dëshmosh që nuk e ke diskriminuar. Është ligji më stalinist, më ekstremist që mund të jetë. Dhe këtë e votoi Edi Rama.
Është ligji i censurës. Sepse në qoftë se, prindi i flet fëmijës për gjininë, siç ia ka lindë Zoti. Në qoftë se prifti predikon për gjininë sipas Biblës. Në qoftë se hoxha flet për gjininë sipas Kuranit, dënohet. Dënohet sepse ligji nuk i pranon ato, ligji i dënon ato. Ky ligj që u kalua para një muaji. Pra është një betejë kjo ekzistenciale për ne”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, ai u bëri thirrje shqiptarëve të pregatiten për revoltë të fortë gjerë në përmbysjen e regjimit.
“Ndaj dhe jam këtu sot për t’u bërë thirrje ju, për t’u bërë thirrje qytetarëve të këtij qarku dhe mbarë shqiptarëve, që të përgatitemi për revoltat më të fuqishme që ka njohur vendi. Ka njerëz të pakënaqur, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë kontrata me qeverinë, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë favore nga qeveria, kjo është e vërtetë.
Prapë jam shumë optimist, se përsëri kam bindjen më të thellë se, ka mijëra e mijëra idealistë, të cilët idealin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të familjes dhe të Shqipërisë, të kombit shqiptar, e kanë më epror se çdo gjë tjetër.
Ndaj dhe ne do të nisim një betejë, në të cilën nuk ndalemi më gjerë në fitoren, gjerë në përmbysjen e këtij regjimi dhe fitoren e merituar të Partisë Demokratike”, është shprehur Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse