Irani sekuestron në Gjirin e Omanit një cisternë me naftë të kontrabanduar

13 Dhjetor 2025 | 09:00

Irani ka sekuestruar një anije cisternë nafte në Gjirin e Omanit, e cila dyshohet se transportonte karburant të kontrabanduar.  Lajmi u raportua të premten vonë në mbrëmje nga agjencia e lajmeve Fars, duke shtuar se anija kishte marinarë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi.

“Një cisternë që transportonte gjashtë milionë litra naftë të kontrabanduar u kap në Gjirin e Omanit”, tha një zyrtar në provincën jugore të Hormozgan.

Zyrtari shtoi se anija kishte çaktivizuar sistemet e saj të identifikimit. Dy ditë më parë, SHBA-të njoftuan se forcat amerikane kishin sekuestruar një tanker të madh në Karaibe që dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e naftës nga Venezuela dhe Irani, i cili është subjekt i sanksioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026