EMRI/ Shiste doza kanabisi në Korçë, në pranga 34-vjeçari me të shkuar kriminale
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë. I arrestuari është identifikuar si Pandi Stefo dhe u kap me kanabis.
Ai rezulton i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu policia ka proceduar një person i cili kishte blerë kanabis nga i arrestuari. Policia ka zhvilluar kontrolle në banesën e Stefos dhe sekuestruan dhjetëra doza kanabis.
“DVP Korçë/ Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga 34-vjeçari që shiste doza kanabisi, në qytet. 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 34-vjeçarit. Sekuestrohen doza kanabisi dhe një peshore elektronike, që i posedonte i arrestuari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast: u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal në fushën e narkotikëve; u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 23 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi P. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me disa doza kanabisi, që rezultoi se ia kishte blerë shtetasit P. S.
Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., u gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti