Kryediplomatja e BE: Nëse nuk do kemi lëshime nga Rusia, rrezikohet luftëra të reja

13 Dhjetor 2025 | 15:22

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se edhe në rast se Ukraina do të merrte garanci sigurie, mungesa e lëshimeve reale nga Rusia do të rrezikonte të shkaktonte luftëra të reja diku tjetër.

Në një intervistë me Corriere della Sera të premten, Kallas tha se një zgjidhje e qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë nuk mund të arrihet nëse Rusia nuk ndryshon sjelljen e saj dhe nuk pranon kufizime konkrete në fuqinë e saj ushtarake.

Sipas Kallas, një armëpushim duhet të jetë hapi i parë drejt çdo marrëveshjeje të besueshme, dhe parandalimi i konflikteve të ardhshme kërkon sigurimin që Rusia të mos jetë më në gjendje të nisë luftëra të reja.

“Problemi për paqen është Rusia. Edhe nëse Ukraina do të merrte garanci sigurie, por nuk do të kishte lëshime nga Rusia, do të kishim luftëra të tjera, ndoshta jo në Ukrainë, por gjetkë. Për një paqe të qëndrueshme, ne duhet të sigurohemi që Rusia të mos sulmojë përsëri. Ne kemi nevojë për lëshime nga Rusia, qoftë kufizimi i ushtrisë së saj apo frenimi i buxhetit të saj ushtarak. Dhe nuk duhet të ketë pika në arkitekturën e sigurisë evropiane që i japin Rusisë një rol të drejtpërdrejtë”, shtoi ajo.

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në BE deri në vitin 2027, Kallas tha se pranimi mbetet një proces i bazuar në meritë i përcaktuar nga shtetet anëtare, por pranoi se mbështetja e SHBA-së mund të ndihmojë në kapërcimin e bllokimeve politike brenda bllokut.

“Ky propozim është një shenjë e mirë për vendin që po bllokon përparimin e Ukrainës, një vend shumë miqësor me Shtetet e Bashkuara, Hungarinë, shtytja e SHBA-së për këtë mund t’i bindë ata të heqin veton e tyre”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026